line decor
Filozof Sociolog - Master: Shkenca Politike dhe Administratė Publike - Analist Politik
line decor
 
 

Dija dhe Gėzimi kur shpėrndahen me tė tjerėt gjithmonė shumėzohen.

 
Pak Biografi


Ibrahim Shala u lind  me 11 janar 1960, në Mushtisht të Therandës (Suharekës). I organizuar në veprimtari ilegale që më 1977, gjatë vitit 1979-1983 i dënuar për veprimtari nacionaliste dhe irredentiste kundër regjimit komunist të ish Jugosllavisë. Me 1985 është arrestuar për të dytën herë. Me 1993 në Universitetin e Prishtinës është diplomuar në Filozofi dhe Sociologji te profesor Ukshin Hoti. Gjatë viteve 1993-99 është arratisë dhe ka jetuar në Shqipëri. Me 1998 është bërë anëtarë i Shoqatës së Gazetarëve Profesionist të Shqipërisë dhe anëtarë i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarisë.

Gjatë luftës së UÇK-së ka qenë përkrahës, mbrojtës dhe kontribues i pakursyer në fushën teorike, politike dhe propaganduese. Gjatë vitit 1998 ka qenë kryeredaktorë i revistës  “Revista Ushtarake”. Gjatë vitit 1999 ka  qenë kryeredaktor i javores politike  “Tribuna shqiptare”. Gjatë viteve 2002-2004 ka qenë Zyrtarë i lartë për Çështje Politike në Zyrën e Kryeministrit dhe Këshilltarë Politik i Kryeministrit të Kosovës z. Bajram Rexhepi. Gjatë viteve 2005-2007, ka përfunduar studimet pasuniversitare për MASTER në Shkencat Politike  dhe Administratë Publike, në Universitetin e Prishtinës.

Në shtypin kosovar dhe mediat publik është paraqitur me shkrime dhe komente të ndryshme analitike mbi zhvillimet politike në Kosovë dhe rreth saj.

 
 
Fragmente nga shkrimet dhe analizat
 
Statusi i UÇK- së Statusi i Kosovës
/”Revista Ushtarake” nr-2, Tetor 1998, Tiranë./
“Në këto rrethana kërkohet nga të gjitha subjektet politike, ushtarake dhe sidomos ato
shtetërore që në bisedimet e ardhshme, pala shqiptare argumentin kryesor duhet ta ketë statusin e UÇK-së. Të gjitha shigjetat e diplomacisë dhe bisedimeve duhet të thyhen në radhë të parë për statusin e UÇK-së; tash për tash kjo duhet të jetë nyja
kryesore e bisedimeve para statusit politik të Kosovës. Sepse, nuk ka asnjë zgjidhje të drejtë për çështjen e Kosovës, nëse ajo zgjidhje nuk e pranon ekzistencën e UÇK-së në kuadër të statusit të Kosovës. Sepse vetëm ushtria kombëtare, do të jetë garanci e zgjidhjes së drejtë të çështjes kombëtare.më shumë>>>
 
'Kundervenie Karl Bildit' - "Pa dezintegrim nuk ka integrim".
/Botuar në “Gazeta e re” nga 22 – 27.02.2001, Prishtinë./
“Sigurisht se z. Billt si i ngarkuar i OKB-së për Ballkanin, ka njohuri të duhura për historinë, të sotmen dhe specifikat e tjera që e bëjnë Ballkanin të jetë Ballkan. Për shkak të misionit dhe kërkimit të zgjidhjeve (vendimeve) conzensuale të fuqive të mëdha për rajonin e trazuar,  ai në mënyrë “dashamirëse” për zgjidhje të çështjes së Kosovës na ofron shtratin e Prokrustit. Edhe kur jemi të pafuqishëm për të ndërruar vendimet e të mëdhejve na duket sikur kemi bërë punë të madhe  duke u treguar atyre, se gjella e servirur është e pa kripë. Prandaj  në rastin konkretë konstatimet  sipërfaqësore dhe tendencioze nuk mund t’i gëlltisim symbylltazi për sheqerka. Shihet se z. Billt ka lexuar shumë për Ballkanin, por ai nuk ndjen dhe nuk mund të ndjejë si ballkanas, përndryshe nuk do të  bënte konstatime të përcipta si në vijim: më shumë>>>
 
Marrëveshja serbo-maqedone
/Ditorja “Epoka e re”, 1.03.2002, Prishtinë./
“Prandaj detyrë e rëndësishme e parlamentit të Kosovës në një nga seancat e tij të merr vendim për mosnjohjen e kësaj marrëveshje dhe pjesën e territorit të caktuar që i është dhënë Maqedonisë të shpallet tokë e okupuar. Nga kjo të jepet porosia e qartë se të gjitha marrëveshjet nga çfarëdo instance që bëhen, qoftë edhe nga ato ndërkombëtare, pa praninë e palës kosovare për Kosovën dhe qeverinë e saj nuk janë të plotfuqishme dhe obligative”. më shumė>>>
 
Pranvera e madhe e vitit 1981
/Ditorja “Epoka e re” 11-16 mars 2002, Prishtinë//
"Për ngjarjet e pranverës së madhe të vitit 1981 është shkruar shumë gjatë këtyre 20 viteve, për dhe kundër, varësisht nga pikpamjet dhe qendrimet politike të autorëve apo nga përkatësia kombëtare. Është me rëndësi trajtimi i këtyre ngjarjeve nga pikpamja politike dhe kombëtare. Me rëndësi është gjetja e përgjigjjeve  në shumë pyetje ekzistuese: Si u organizuan këto demostrata? Kush i organizoi? Cili  ishte shkaku i tyre? Ishin të rastësishme apo të domosdoshme? Ishin të befasishme, si rrufeja në mot të kthjellët, apo pasojë e punës së vazhdueshme të grupeve të organizuara? Trajtimi i një mori pyetjeve të tilla komplekse kërkon një trajtim të thellë, serioz dhe të gjithanshëm. Rëndësia e një studimi të till shtohet edhe më shumë kur dihet që bartësit e këtyre demostratave  kanë luajtur një rol të madh në ngjarjet dhe zhvillimet e mëvonshme politike dhe ushtarake në Kosovë". më shumë >>>
 
"Kundërvenje Bujar Bukoshit: 'Parti e re me - politikë të vjetër'"
/Ditorja “Epoka e re” 6.04.2002, Prishtinë./
“Në vendet që janë në  tranzicion, duke bërë hapat e parë në demokracinë shumëpartiake, spektri i partive politike asnjëherë nuk është statik. Ai është në evoluim të vazhdueshëm sipas ligjeve të zhvillimit të shoqërisë  demokratike. Lindja e një partie të re (3.04.2002)  e cila nga themeluesit edhe është emërtuar ashtu: Partia e re e Kosovës, është një akt normal në kuadër të proceseve politike. Themelimin e PREK duhet parë si begatim të alternativave politike  dhe të spektrit partiak ekzistues”. më shumë >>>
 
Punët e Kuvendit dhe punët e vendit
/Ditorja “Epoka e re”, 18.05.2002, Prishtinë/
“Seanca e fundit e Parlamentit  të Kosovës (9.05.2002) u prit me shumë interesim sepse do të diskutohej për Mitrovicën, veriun e Kosovës  dhe për  2500 hektarë tokë që ju dhanë Maqedonisë nga marrëveshja serbo – maqedone. Gjithashtu kjo seancë ishte interesante sepse një ditë më parë kryeadministratori Shtajner i kishte dërguar Kuvendit një letër, ku i kujtonte deputetët se Kuvendi  nuk ka të drejtë të diskutojë për temat e përmendura”. më shumë >>>
 
Universiteti i Mitrovicës, Preshevës dhe Tetovës
/Ditorja “Epoka e re” 19.07.2002, Prishtinë/
"Është e pa diskutueshme se administrata ndërkombëtare në Kosovë që më herët e ka pasur si objektiv të rëndësishëm  themelimin e Universitetit serb në Mitrovicën veriore. Kjo është bërë me arsyetimin: sepse serbët duhet të ndihen me perspektivë në fushën e shkollimit, ashtu si ndihen vërtet të sigurt me rojat e urës dhe nënsistemet tjera. Ky universitet është krejtësisht politik dhe si i tillë shërben për kusuritje të fuqive perëndimore në raport me Serbinë që  nga koha e luftës.”. më shumë >>>
 
Rezoluta për UÇK
/Ditorja “Epoka e re”, 17.08.2002 Prishtinë.//
“Në fund të fundit shihet se të gjitha veprimet çojnë te lufta, bartësit e saj dhe efektet politike të saj në vend dhe rajon. Duke e ditur se ky popull dhe ky vend ka përjetuar një luftë të madhe pasojat e së cilës i ndeshim çdo ditë në të gjitha fushat e jetës, është momenti vendimtarë që Parlamenti Kosovës të aprovojë një Rezolutë apo Deklaratë për luftën çlirimtare në Kosovë, për UÇK, për misionin e saj historikë, bartësit dhe ndryshimet pozitive që dolën nga ajo”. më shumë>>>
 
Kriza e besimit dhe ndryshimet politike
/Ditorja "Epoka e re", 5.02.2003, Prishtinë/
"Që në mbledhjen e Bujanit, shqiptarët e kanë deklaruar  haptas vullnetin e tyre politik dhe aspiratat kombëtare. Mbetja e shqiptarëve në kuadër të Federatës Socialiste Jugosllave edhe pas luftës së dytë botërore ishte një realitet i imponuar me fuqi ushtarake. Për çështjen e pazgjidhur kombëtare shqiptarët që nga 1945 pesta e këtej e kanë treguar pakënaqësinë e tyre në forma të ndryshme të veprimit politik". më shumë>>>
 
Si e njoha Agim Ramadanin
/Ditorja “Epoka e re”/12 dhe 14.04.2003/Prishtinë/
"Sa here afrohet 9 prilli, dita e mësymjes së kufirit Shqipëri - Kosovë dhe rënja e Agim Ramadanit, ndjeja një inspirim (ndoshta obligim) për të shkruar për Agim Ramadanin. Kjo shtysë rritej edhe më tepër kur lexoja në shtyp interpretimet e ndryshme për figurën e tij politike dhe ushtarake. Kisha bindjen se nuk bëhej prezentimi i figurës së tij me tërë komleksitetin e saj, e aq më pak në thellësinë dhe dimensionin real. Shpesh ndahet njëra component e personalitetit të tijë varësisht nga qellimi i autorit dhe bindjet e tij politike. Besoj se edhe ky shkrim im nuk ka mundësi të jetë gjithëpërfshirës për personalitetin e Agimit, por do të jetë një kontribut më tepër për ndriçimin e kësaj figure të lavdishme të luftës së UÇK". më shumë>>>
 
Vetėlavdėrimi i Kryeparlamentarit Daci
/Ditorja “Epoka e re” 17.10.2003, Prishtinë/
“Pas dëgjimit të deklaratave të Kryeparlamentarit Daci pas takimit të Vjenës njeriu normal është e pa mundur të mos provokohet dhe të mos reagojë. Deklarimi i tij ishte një përzierje nervozizmi, inati, prepotence, mbivlerësimi dhe i vetëmburrjes. Ai u vetshpall si njeri i pagabueshëm, si intelektuali më i madh dhe si rrjedhojë edhe patrioti më i madh shqiptar. Kjo është lindja e mbinjeriut, lindja e Zeusit shqiptarë që u vetshpall para mediave pas kthimit nga Vjena”. më shumë>>>
 
Ukshin Hoti - Uragan i Mendimit Politik Shqiptar
Kumtesë nga: Ibrahim Shala
Tribunë Shkencore kushtuar jetës dhe veprës së Profesor Ukshin Hotit/17.05.2004, Prishtinë
“Në këtë kumtesë,  unë nuk pretendojë të paraqesë biografinë jetësore të professor Ukshin Hotit, edhe pse ajo do të na shoqërojë në çdo paragraf të këtij shkrimi. Njohja ime me profesorin kishte ndodhur para se unë te behesha student i tij, në kohën kur ai qendronte ne Lubjanë te Sllovenisë duke punuar në revistën “Alternativa”. Më vonë pata nderin dhe shansin që të jem edhe student i tij. Dua të theksoj se ai asnjëherë nuk i ngatrroi raportet pedagogjike student – profesor, me raportin shoqëror të dy ish të burgosurve politikë”. më shumë>>>
 
Fatmir Limaj dhe Haga
/Ditorja “Epoka e re”, Prishtinë, 31.10.2005.//
“Duke besuar në drejtësinë si instrument, si aspiratë dhe mundësi, shpresojmë fuqishëm se ai shumë shpejtë do të vjen për të përjetuar pavarësinë dhe për të ndërtuar shtetin e lirë demokratik të Kosovës. Shqetësim i joni duhet të jetë, se a do të mundet populli i Kosovës ti organizojë pritje madhështore, njeriut që bëri histori. Ti organizojë pritje Fatmir Limës, që edhe vet u bë histori”. më shumë>>>
 
Pavarësia dhe Siguria
/Ditorja “Epoka e re”, 16.11.2005, Prishtinë./
“Shkalla e garantimit të sigurisë gjatë procesit të bisedimeve për statusin final të Kosovës, përfundimisht do ti takojë udhëheqjes kosovare. Kjo përgjegjësi
do të varet edhe nga fakti se sa do të jetë në gjendje, kjo udhëheqje të garantojë ndryshime pozitive për jetë më të mirë të gjithë qytetarëve të sajë, në ditën pas pavarësisë së shtetit të
Kosovës. Vizioni i qartë për ardhmërinë do të jetë faktori kryesor në ruajtjen e gjendjes së sigurisë në Kosovë”. më shumë>>>
 
Flamuri i Kosovës
/Ditorja “Epoka e re”, Prishtinë, 16.03.2007//
“Flamuri i Kosovës as më shumë e as më pak duhet të përmbajë elementet e flamurit kombëtarë. Thelbi i zgjidhjes duhet të jetë në parimin se: Flamuri i Kosovës duhet të mbajë vetëm ngjyrat kuq e zi, të jetë i ngjashëm dhe i ndryshëm me flamurin kombëtar, kurse pamja e tij do të varet nga aftësitë krijuese të dizajnerëve dhe njerëzve që angazhohen për të dhënë ide për konkursin e shpallur”. më shumë>>>
 
Pavarësia dhe argumentet
/Emision në 'Radio Kosova', Emisioni 'NË FOKUS' 24.08.2007/
“Ne nuk guxojmë të mërzitemi dhe të na bëhet monoton përsëritja e argumenteve tona. Të vërtetën tonë ne duhet ta përsërisim me qindra herë, me
mija herë para çdo kujt dhe në çdo kohë. [...] Për krijimin e shtetit ne sot nuk kemi nevojë me bisedu ose me mbrojt këtë ideal (objektivë tonin) me gjysmë zëri, për krijimin e shtetit duhet të ngritët zëri, duhet të mobilizohet potenciali politik dhe i gjithë potenciali tjetër nacional”. më shumë - ndëgjoje radio intervistën >>>
 
Adem Demaçi – Parashikues i proceseve politike
Shkruan: Ibrahim Shala
Pjesë nga libri me përmbledhje autorësh i Selatin Novosellës, “Demaçi metaforë lirie”, Interpress, Prishtinë, 2006
“ Adem Demaçi është urë lidhëse e vazhdimësisë mes  brezave të rezistencës shqiptare të pas Luftës Dytë Botërore kundër pushtimit serbo-jugosllav me brezin e pas viteve shtatëdhjeta. Me veprimtarinë e vet, dënimet që mori dhe vuajtje viteve të shumta në burg e bënë simbol të rezistencës, yll polar të orientimit politik kombëtar dhe burim frymëzimi për veprim dhe sakrifica të brezit të ri e sidomos të rinisë studentore. Për kundër faktit që burgosja e tij e gjatë e pa mundësonte veprimtarinë e tij konkrete, kontributi i tij politik dhe patriotik ishte i përhershëm, vetë qenia fizike dhe shembulli i tij, ‘riprodhoi’ me qindra dhe mijëra veprimtarë të tjerë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Kosovë dhe viset shqiptare në ish Jugosllavi. Ai si askush tjetër përfaqësoi me dinjitet patriotin revolucionar dhe shkrimtarin disident.”. më shumë>>>
 
 
 
 

Ibrahim Shala