|
 |

| Analiza dhe shkrime |
 |
| |
| Statusi i UĒK- sė Statusi i Kosovės |
/”Revista Ushtarake” nr-2, Tetor 1998, Tiranë/. |
“ “Në këto rrethana kërkohet
nga të gjitha subjektet politike, ushtarake dhe sidomos ato
shtetërore që në bisedimet e ardhshme, pala shqiptare
argumentin kryesor duhet ta ketë statusin e UÇK-së. Të gjitha
shigjetat e diplomacisë dhe bisedimeve duhet të thyhen në radhë
të parë për statusin e UÇK-së; tash për tash kjo duhet të jetë nyja
kryesore e bisedimeve para statusit politik të Kosovës. Sepse, nuk
ka asnjë zgjidhje të drejtë për çështjen e Kosovës, nëse ajo
zgjidhje nuk e pranon ekzistencën e UÇK-së në kuadër të statusit
të Kosovës. Sepse vetëm ushtria kombëtare, do të jetë garanci e
zgjidhjes së drejtë të çështjes kombëtare. më shumë>>> |
|
| |
| 'Kundervenie Karl Bildit' - "Pa dezintegrim nuk ka integrim". |
/Botuar në “Gazeta e re” nga 22 – 27.02.2001, Prishtinë./ |
“ Sigurisht se z. Billt si i ngarkuar i OKB-së për Ballkanin, ka njohuri të duhura për historinë, të sotmen dhe specifikat e tjera që e bëjnë Ballkanin të jetë Ballkan. Për shkak të misionit dhe kërkimit të zgjidhjeve (vendimeve) conzensuale të fuqive të mëdha për rajonin e trazuar, ai në mënyrë “dashamirëse” për zgjidhje të çështjes së Kosovës na ofron shtratin e Prokrustit. Edhe kur jemi të pafuqishëm për të ndërruar vendimet e të mëdhejve na duket sikur kemi bërë punë të madhe duke u treguar atyre, se gjella e servirur është e pa kripë. Prandaj në rastin konkretë konstatimet sipërfaqësore dhe tendencioze nuk mund t’i gëlltisim symbylltazi për sheqerka. Shihet se z. Billt ka lexuar shumë për Ballkanin, por ai nuk ndjen dhe nuk mund të ndjejë si ballkanas, përndryshe nuk do të bënte konstatime të përcipta si në vijim: më shumë>>> |
|
| |
| Marrëveshja serbo-maqedone |
/Ditorja “Epoka e re”, 1.03.2002, Prishtinë./ |
“Prandaj detyrë e
rëndësishme e parlamentit të Kosovës në një nga seancat e tij të
merr vendim për mosnjohjen e kësaj marrëveshje dhe pjesën e
territorit të caktuar që i është dhënë Maqedonisë të shpallet tokë e
okupuar. Nga kjo të jepet porosia e qartë se të gjitha marrëveshjet
nga çfarëdo instance që bëhen, qoftë edhe nga ato
ndërkombëtare, pa praninë e palës kosovare për Kosovën dhe
qeverinë e saj nuk janë të plotfuqishme dhe obligative”. më shumė>>> |
|
| |
| Pranvera e madhe e vitit 1981 |
/Ditorja “Epoka e re”, 11-16 mars 2002, Prishtinë/ |
"Për ngjarjet e pranverës së madhe të vitit 1981 është shkruar shumë gjatë këtyre 20 viteve, për dhe kundër, varësisht nga pikpamjet dhe qendrimet politike të autorëve apo nga përkatësia kombëtare. Është me rëndësi trajtimi i këtyre ngjarjeve nga pikpamja politike dhe kombëtare. Me rëndësi është gjetja e përgjigjjeve në shumë pyetje ekzistuese: Si u organizuan këto demostrata? Kush i organizoi? Cili ishte shkaku i tyre? Ishin të rastësishme apo të domosdoshme? Ishin të befasishme, si rrufeja në mot të kthjellët, apo pasojë e punës së vazhdueshme të grupeve të organizuara? Trajtimi i një mori pyetjeve të tilla komplekse kërkon një trajtim të thellë, serioz dhe të gjithanshëm. Rëndësia e një studimi të till shtohet edhe më shumë kur dihet që bartësit e këtyre demostratave kanë luajtur një rol të madh në ngjarjet dhe zhvillimet e mëvonshme politike dhe ushtarake në Kosovë". më shumë >>> |
|
| |
| "Kundërvenje Bujar Bukoshit: 'Parti e re me - politikë të vjetër'" |
/Ditorja “Epoka e re”, 6.04.2002, Prishtinë./ |
“Në vendet që janë në tranzicion, duke bërë hapat e parë në demokracinë shumëpartiake, spektri i partive politike asnjëherë nuk është statik. Ai është në evoluim të vazhdueshëm sipas ligjeve të zhvillimit të shoqërisë demokratike. Lindja e një partie të re (3.04.2002) e cila nga themeluesit edhe është emërtuar ashtu: Partia e re e Kosovës, është një akt normal në kuadër të proceseve politike. Themelimin e PREK duhet parë si begatim të alternativave politike dhe të spektrit partiak ekzistues”. më shumë >>> |
|
| |
| Punėt e Kuvendit dhe punėt e vendit |
/Ditorja “Epoka e re”, 18.05.2002, Prishtinë/ |
“Seanca e fundit e Parlamentit të Kosovës (9.05.2002) u prit me shumë interesim sepse do të diskutohej për Mitrovicën, veriun e Kosovës dhe për 2500 hektarë tokë që ju dhanë Maqedonisë nga marrëveshja serbo – maqedone. Gjithashtu kjo seancë ishte interesante sepse një ditë më parë kryeadministratori Shtajner i kishte dërguar Kuvendit një letër, ku i kujtonte deputetët se Kuvendi nuk ka të drejtë të diskutojë për temat e përmendura”. më shumë >>> |
|
| |
| Universiteti i Mitrovicës, Preshevës dhe Tetovës |
/Ditorja “Epoka e re”, 19.07.2002, Prishtinë/ |
"Është e pa diskutueshme se administrata ndërkombëtare në Kosovë që më herët e ka pasur si objektiv të rëndësishëm themelimin e Universitetit serb në Mitrovicën veriore. Kjo është bërë me arsyetimin: sepse serbët duhet të ndihen me perspektivë në fushën e shkollimit, ashtu si ndihen vërtet të sigurt me rojat e urës dhe nënsistemet tjera. Ky universitet është krejtësisht politik dhe si i tillë shërben për kusuritje të fuqive perëndimore në raport me Serbinë që nga koha e luftës.”. më shumë >>> |
|
| |
| Rezoluta për UÇK |
/Ditorja “Epoka e re”, 17.08.2002, Prishtinë/ |
“Në fund të fundit shihet se të gjitha
veprimet çojnë te lufta, bartësit e saj dhe efektet politike të saj në
vend dhe rajon. Duke e ditur se ky popull dhe ky vend ka
përjetuar një luftë të madhe pasojat e së cilës i ndeshim çdo ditë
në të gjitha fushat e jetës, është momenti vendimtarë që
Parlamenti Kosovës të aprovojë një Rezolutë apo Deklaratë për
luftën çlirimtare në Kosovë, për UÇK, për misionin e saj historikë,
bartësit dhe ndryshimet pozitive që dolën nga ajo”. më shumë>>> |
|
| |
| Kriza e besimit dhe ndryshimet politike |
/Ditorja "Epoka e re", 5.02.2003, Prishtinë/ |
"Që në mbledhjen e Bujanit, shqiptarët e kanë deklaruar haptas vullnetin e tyre politik dhe aspiratat kombëtare. Mbetja e shqiptarëve në kuadër të Federatës Socialiste Jugosllave edhe pas luftës së dytë botërore ishte një realitet i imponuar me fuqi ushtarake. Për çështjen e pazgjidhur kombëtare shqiptarët që nga 1945 pesta e këtej e kanë treguar pakënaqësinë e tyre në forma të ndryshme të veprimit politik". më shumë>>> |
|
| |
| Si e njoha Agim Ramadanin |
/Ditorja "Epoka e re"/12 dhe 14.04.2003, Prishtinė/ |
"Sa here afrohet 9 prilli, dita e mësymjes së kufirit Shqipëri - Kosovë dhe rënja e Agim Ramadanit, ndjeja një inspirim (ndoshta obligim) për të shkruar për Agim Ramadanin. Kjo shtysë rritej edhe më tepër kur lexoja në shtyp interpretimet e ndryshme për figurën e tij politike dhe ushtarake. Kisha bindjen se nuk bëhej prezentimi i figurës së tij me tërë komleksitetin e saj, e aq më pak në thellësinë dhe dimensionin real. Shpesh ndahet njëra component e personalitetit të tijë varësisht nga qellimi i autorit dhe bindjet e tij politike. Besoj se edhe ky shkrim im nuk ka mundësi të jetë gjithëpërfshirës për personalitetin e Agimit, por do të jetë një kontribut më tepër për ndriçimin e kësaj figure të lavdishme të luftës së UÇK". më shumë>>> |
|
| |
| Vetëlavdërimi i Kryeparlamentarit Daci |
/Ditorja “Epoka e re”, 17.10.2003, Prishtinë/ |
“Pas dëgjimit të deklaratave të Kryeparlamentarit Daci pas takimit të Vjenës njeriu normal është e pa mundur të mos provokohet dhe të mos reagojë. Deklarimi i tij ishte një përzierje nervozizmi, inati, prepotence, mbivlerësimi dhe i vetëmburrjes. Ai u vetshpall si njeri i pagabueshëm, si intelektuali më i madh dhe si rrjedhojë edhe patrioti më i madh shqiptar. Kjo është lindja e mbinjeriut, lindja e Zeusit shqiptarë që u vetshpall para mediave pas kthimit nga Vjena”. më shumë>>> |
|
| |
| Ukshin Hoti - Uragan i Mendimit Politik Shqiptar |
Kumtesë nga: Ibrahim Shala
Tribunë Shkencore kushtuar jetës dhe veprës së Profesor Ukshin Hotit/17.05.2004, Prishtinë |
“Në këtë kumtesë, unë nuk pretendojë të paraqesë biografinë jetësore të professor Ukshin Hotit, edhe pse ajo do të na shoqërojë në çdo paragraf të këtij shkrimi. Njohja ime me profesorin kishte ndodhur para se unë te behesha student i tij, në kohën kur ai qendronte ne Lubjanë te Sllovenisë duke punuar në revistën “Alternativa”. Më vonë pata nderin dhe shansin që të jem edhe student i tij. Dua të theksoj se ai asnjëherë nuk i ngatrroi raportet pedagogjike student – profesor, me raportin shoqëror të dy ish të burgosurve politikë”. më shumë>>> |
|
| |
| Fatmir Limaj dhe Haga |
/Ditorja “Epoka e re”, 31.10.2005, Prishtinë/ |
“Duke besuar në drejtësinë si
instrument, si aspiratë dhe mundësi, shpresojmë fuqishëm se ai
shumë shpejtë do të vjen për të përjetuar pavarësinë dhe për të ndërtuar shtetin e lirë demokratik të Kosovës. Shqetësim i joni
duhet të jetë, se a do të mundet populli i Kosovës ti organizojë
pritje madhështore, njeriut që bëri histori. Ti organizojë pritje
Fatmir Limës, që edhe vet u bë histori”. më shumë>>> |
|
| |
| Pavarësia dhe Siguria |
/Ditorja “Epoka e re”, 16.11.2005, Prishtinë./ |
“Shkalla e garantimit të sigurisë
gjatë procesit të bisedimeve për statusin final të Kosovës,
përfundimisht do ti takojë udhëheqjes kosovare. Kjo përgjegjësi
do të varet edhe nga fakti se sa do të jetë në gjendje, kjo
udhëheqje të garantojë ndryshime pozitive për jetë më të mirë të
gjithë qytetarëve të sajë, në ditën pas pavarësisë së shtetit të
Kosovës. Vizioni i qartë për ardhmërinë do të jetë faktori kryesor
në ruajtjen e gjendjes së sigurisë në Kosovë”. më shumë>>> |
|
| |
| Flamuri i Kosovës |
/Ditorja “Epoka e re”, Prishtinë, 16.03.2007/ |
“Flamuri i Kosovës as më shumë e as më
pak duhet të përmbajë elementet e flamurit kombëtarë. Thelbi i
zgjidhjes duhet të jetë në parimin se: Flamuri i Kosovës duhet të
mbajë vetëm ngjyrat kuq e zi, të jetë i ngjashëm dhe i ndryshëm
me flamurin kombëtar, kurse pamja e tij do të varet nga aftësitë
krijuese të dizajnerëve dhe njerëzve që angazhohen për të dhënë
ide për konkursin e shpallur”. më shumë>>> |
|
| |
| Pavarësia dhe argumentet |
/Emision në 'Radio Kosova', Emisioni 'NË FOKUS' 24.08.2007/ |
“Ne nuk guxojmë të
mërzitemi dhe të na bëhet monoton përsëritja e argumenteve
tona. Të vërtetën tonë ne duhet ta përsërisim me qindra herë, me
mija herë para çdo kujt dhe në çdo kohë. [...] Për krijimin e shtetit
ne sot nuk kemi nevojë me bisedu ose me mbrojt këtë ideal
(objektivë tonin) me gjysmë zëri, për krijimin e shtetit duhet të
ngritët zëri, duhet të mobilizohet potenciali politik dhe i gjithë
potenciali tjetër nacional”. më shumë - ndëgjoje radio intervistën >>> |
|
| |
| Adem Demaēi - Parashikues i proceseve politike |
Shkruan: Ibrahim Shala
Pjesë nga libri me përmbledhje autorësh i Selatin Novosellës, “Demaçi metaforë lirie”, Interpress, Prishtinë, 2006 |
“ Adem Demaçi është urë lidhëse e vazhdimësisë mes brezave të rezistencës shqiptare të pas Luftës Dytë Botërore kundër pushtimit serbo-jugosllav me brezin e pas viteve shtatëdhjeta. Me veprimtarinë e vet, dënimet që mori dhe vuajtje viteve të shumta në burg e bënë simbol të rezistencës, yll polar të orientimit politik kombëtar dhe burim frymëzimi për veprim dhe sakrifica të brezit të ri e sidomos të rinisë studentore. Për kundër faktit që burgosja e tij e gjatë e pa mundësonte veprimtarinë e tij konkrete, kontributi i tij politik dhe patriotik ishte i përhershëm, vetë qenia fizike dhe shembulli i tij, ‘riprodhoi’ me qindra dhe mijëra veprimtarë të tjerë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Kosovë dhe viset shqiptare në ish Jugosllavi. Ai si askush tjetër përfaqësoi me dinjitet patriotin revolucionar dhe shkrimtarin disident.”. më shumë>>> |
|
| |
|
|
 |
|
|