Në përgjithësi flamuri shpreh identitein kombëtarë dhe shtetrorë të një populli. Ai nuk është vetëm simbol identifikimi, ai është përceptim dhe shprehje emocionale e simbolit të përbashkët. Flamuri kombëtarë, mundë të ekzistojë si simbol i një populli/kombi edhe pa themelimin e shtetit, po ashtu ai mund të sherbejë si simbol nacional edhe tek populli-komb që jeton në shumë shtete. Nërsa flamuri shtetrorë zakonisht është i përcaktuar nga identiteti territorial i entitetit të caktuar dhe i njohur ndërkombëtarisht, nga identiteti i popullatës shumicë të atij teritori shtetërorë dhe njëherazi është edhe simbol i sovranitetit.
Në fazën e para pavarësisë së Kosovës në mas media, forume dhe organe të ndryshme është duke u intensifikuar debati për flamurin shtetërorë të Kosovës, stemën dhe himnin apo siç i quajmë shkurt simbolet shtetërore. Pas përfundimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Vjenë me 10 mars 2007 edhe Kryesia e Kuvendit të Kosovës doli me 12 mars 2007 me konkursin një mujor për flamurin dhe stemën e shtetit të Kosovës. Me rastin e përcaktimit të flamurit të Kosovës del në pah një kontradiktë e veçantë e zhvillimeve politke në raport me rregullin dhe përvojën e lëvizjeve shtetformuese. Krijimi i shtetit të ri nuk është proces i lehtë dhe as i shkurtë, por rezultat i përpjepjekeve të gjata politike dhe ushtarake për realizimin e aspiratës nacionale. Në përpjekjet e pa ndërprera lëvizjet politike shumë më herët krijojnë flamurin e tyre si pjesë dhe simbol të identitet kombëtarë dhe si dëshmi e programit politik për realizimin e objektivit final. Në momentin e krijimit të shtetit nuk është problem flamuri sepse levizja politike me vita ka zhvilluar aktivitetin patriotik nën flamurin e vet nacional ose politik që ka shërbyer si simbol bashkimi dhe frymëzimi për çlirim. Kurse te rasti i Kosovës po ndodhë e kundërta, do të krijohet shteti por mungon flamuri shtetrorë, nese i prijashtojmë pretendimet për flamurët privat dhe partiak. Kjo nevojë për flamur të ri paraqitet si e domosdoshme sepse flamuri i Lëvizjes Politike Kombëtare dhe UÇK-së ishte flamuri kombëtarë që është edhe flamur shtetërorë i Shqipërisë londineze. Për shkak të konstelacionit të politikës ndërkombëtare sot duket shumë më i vështirë bashkimi kombëtarë se sa themelimi i shtetit të dytë shqiptarë – Shtetit të Kosovës. Është e pa diskutueshme se për shpalljen e pavarësisë dhe anëtarësimit në OKB dhe marrëdhënie ndërkombëtare Kosovës i duhet flamuri dhe simbolet shtetërore.
Flamuri i Kosovës pikë e parë është çështje politike dhe duhet të inicohet me vendim politik dhe procedurë ligjore legale, kjo edhe u realizua me vendimin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Mbetet që partitë politike (qoftë përmes komisionit të posaçëm apo komisionit parlamentar) me konsensus në parim duhet të përcaktojnë saktë kriteret se çka duhet të përmbaj flamuri i Kosovës. Sa dhe cilat ngjyra, forma dhe përmbajtja, elementi i simbolit kombëtar do të jetë i vetëm apo do të ketë edhe simbole të etniteteve/pakicave varësisht prej marrëveshjeve rreth kritereve themelore. Pas përcaktimit dhe publikimit të saktë të këtyre kritereve, vijnë zgjidhjet dhe propozimet si pasojë e konkursit të shpallur.
Kriteri kryesor duhet të jetë se, flamuri shtetërorë i Kosovës duhet të përmbaj elementet e identitetit shqiptarë si popullësi shumicë me mbi 90%. Nuk ka diskutim se flamujt janë për të shpreh identitete dhe jo për asimiluar identitete sepse ashtu do të humbte kuptimi dhe funksioni i ekzistimit të flamujve. Flamuri i Kosovës as më shumë e as më pak duhet të përmbajë elementet e flamurit kombëtarë. Thelbi i zgjidhjes duhet të jetë në parimin se: Flamuri i Kosovës duhet të mbajë vetëm ngjyrat kuq e zi, të jetë i ngjajshëm dhe i ndryshëm me flamurin kombëtar, kurse pamja e tij do të varet nga aftësitë krijuese të dizajnerëve dhe njerëzve që angazhohen për të dhënë ide për konkursin e shpallur.
E kemi dëgjuar shpesh argumentin e rugovistëve se Kosova e ka flamurin e vet, duke sjellë si argument flamurin e ish presidentit Ibrahim Rugova. Ky nuk është argument bindës për shumë arësye. E para nuk është ndjekur procedura ligjore e aprovimit, prandaj i mungon legjitimiteti. E dyta, flamuri i Rugovës nuk është pranuar nga masa e gjerë e popullit si simbol i identiteti kombëtarë dhe shtetëtorë të Kosovës. Ai flamur te populli i Kosovës ka ngelë i perceptuar vetëm si flamur partiak. Po ashtu përdorimi i flamurit të Rugovës në varrim e tij dhe pjesë marrja e madhe e popullit, nuk mund të merret si argument i faktit të kryer sepse këto janë dy gjëra të ndryshme, po ashtu është e ditur se varrimet zakonisht bëhen sipas zakonit ose amanetit të të vdekurit, familjes, partisë, fesë ideologjisë etj. Pjesmarrësit në varrim sa do të shumtë qofshin askund nuk shkojnë për të ndërruar ceremoninë fetare, partiake e as protokollin zyrtarë!! Është i çuditshëm fakti se si organizatori i varrimit duke përdorë në ceremoni mortore vetëm flamurin partiak e jo atë kombëtar e zhveshi ish presidentin Rugova nga identiteti kombëtar. E treta për të provuar së paku legjitimitetin historik përkrahësit e këtij varianti duhet argumentojnë se: me flamurin e Rugovës cili proces politik ka bërë ndonjë avancim historik, ku dhe kur është marrë ndonjë vendim i madh historik, cila betejë historike e lavdishme u zhvillua dhe u fitua me këtë flamur, ku dhe kur është kryer ndonjë akt patriotik kombëtarë që ka ndikuar në ardhmërinë e Kosovës?! Shkurt ku qëndron vlera dhe lavdia e atij flamuri?!
Argumentimimi se ngjashmëria e flamurit të Kosovës me atë të Shqipërisë, se gjoja do të dobëson fuqinë homogjenizuese të flamurit kombëtarë nuk është e qëndrueshme. Nëse flamuri i Kosovës do të jetë i ngjashëm dhe i ndryshëm me të Shqipërisë, nuk mund të ndodhë dobësimi i homogjenitetit emocional dhe koheziv, sepse askush nuk iritohet nga flamuri i tillë i Kosovës, as në festa kombëtare as shtetërore, por për kundrazi do të rriste ndjenjën e krenarisë dhe identitetit kombëtarë. Ky variant i flamurit të ri me përngjasimin me flamurin kombëtarë përkundrazi edhe më tepër do të rritë homogjenitetin në kuadër të kombit; si me Shqipërinë edhe shqiptarët e Maqedonisë dhe me të gjithë shqiptarët e trojeve etnike. Prania e flamurit shqiptarë që do të ruhet edhe në flamurin e Kosovës përmes zgjidhjes ‘i ngjashëm dhe i ndryshëm’ nuk mund të pengojë askënd edhe për faktin historik, se flamuri kombëtarë në Kosovë dhe institucionet e saj është duke u përdorur që nga 1968. Po ashtu i njëjti flamur është duke u përdorur nga 1999 në të gjitha institucionet e Kosovës përkrah flamurit të OKB, UE, UNMIK dhe SHBA. Kjo tregon se ky identitet askënd nuk e ka penguar deri më tash dhe nuk ka si ti pengojë as bartja e identitetit kombëtar në flamurin shtetëror të Kosovës.
Tendenca për të imponuar arsyetimin nga realiteti i qeverisjes së UNMIK në Kosovë, se flamuri i Kosovës duhet të pasqyrojë edhe simbolet e minoriteteve, ose tek e fundit të mos ketë elemente kombëtare shqiptare. Në parim ky qëndrim as që duhet të pranohet për diskutim nga udhëheqja politike kosovare. Sepse të drejtat e minoriteteve në shtetin e Kosovës janë të garantuara me kushtetutë dhe marrëveshje ndërkombëtare (Bisedimet e Vjenës), kuptohet në kuadër të shtetit me shumicë shqiptare. Është e pa kuptimtë që aq shumë të imponohet faktori ndërkombëtarë në ruajtjen e identitetit kombëtarë të pakicave dhe aq lehtë të zhbëjë ose ndërrojë identitetin e shumicës në emër të kushtëzimit për shtetin e pavarur. Që minoritete të jenë pjesëmarrës në përmbajtjen e flamurit shtetrorë të Kosovës me elemente të tyre nacionale duhet të vihet një kushtë logjikë, që minoritete të heqin dorë me marrëveshje politike nga përdorimi i flamurit kombëtarë të shtetit amë të tyre. Nëse kjo është e pa pranueshme atëherë Kosova në mënyrë të padiskutueshme duhet të ketë flamurin shtetërorë me elemente kombëtare të popullsisë shumicë - të shqiptarëve. Kjo zgjidhje nënkupton se minoritetet do të përdorin lirshëm flamurin e identitetit të tyre kombëtarë; në ambientet e institucioneve shtetërore krahas flamurit shtetërorë të Kosovës, kurse sipas dëshirës në festat dhe ambientet private.
Varianti i shtruar këtu (‘i ngjashëm dhe i ndryshëm’) është varianti më i mirë për flamurin e Kosovës. Ky variant do të ishte rezultat i kombinimit ( me pak ndryshime) të propozimit të Sali Kabashit dhënë menjëherë pas luftës, me variantin Xhozef Dioguardit. Ky kombinim do të dukej kështu: sipas propozimit të Dioguardit në një të katërtën e hapsirës së lartë majtas (në shtyp ka dal gabim djathtas) është flamuri kombëtarë, kurse tri të katërtat të mos mbushen me shoka kuq e bardhë siç propozon ai, por shokat të mbushen kuq e zi ashtu si ka propozuar Sali Kabashi. Është i rëndësishëm fakti se ky flamurë i ka ngjyrat e pa ndryshuara kuq e zi të flamurit kombëtar. Nga aspekti i perceptimit emocional është me rëndësi të përkujtojmë se në literaturë, folklor dhe jetë të përditshme në vend të sintagmës ‘flamuri kombëtarë’ në mënyrë të barabartë është përdorë sintagma ‘flamuri kuq e zi’. Po ashtu ky variant e përmban flamurin kombëtarë të tërin të pa ndryshuar, vetëm në dimension më të vogël. Ky variant i flamurit në mesin e flamujve të botës do të ishte lehtësisht i dallueshëm nga flamuri kombëtarë, kurse nga afër do të ishte i ngjashëm. Kam bindjen se ky flamur nuk do të irritonte ata patriotë që me vite të tëra kanë bërë betimin para flamurit kombëtarë, kanë bërë burg për flamur dhe kanë zhvilluar luftën e UÇK-së për çlirim të Kosovës, ata që kanë mbështjellë dhe varrosur me këtë flamur heronjtë dhe dëshmorët e kombit, por do ti bënte të ndjenin emocion dhe krenari të ngjashme si dikur sepse aty është edhe flamuri kombëtar.
Para disa dite edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës është përcaktuar publikisht për variantin e flamurit siç e kemi pagëzuar ne ‘i ngjashëm dhe i ndryshëm’ për çka duhet përgëzuar ASHAK. Ky ishte një veprim në kohën e duhur dhe me zgjidhje shumë të qëlluar, prandaj edhe duhet të merret si propozim i rrumbullakuar dhe përfundimtar. Po ashtu fakti që ky variant është propozuar nga ASHAK si institucion i departizuar duhet të jetë element lehtësues për të arritur marrëveshje kompromisi mes partive politike.
Ky përcaktim dhe argumentim i këtij varianti të flamurit, që zyrtarisht është propozim i ASHAK, shpreh një kontribut personal për çështjen e përcaktimit të flamurit të shtetit të Kosovës, duke e vlerësuar si zgjidhje logjike dhe pragmatike, me të cilin nuk cenohet identiteti kombëtar i popullsisë shumicë të shqiptarëve të Kosovës, për çka në fund të fundit edhe po bëhet Kosova shtet i pavarur.
Ditorja “Epoka e re”, Prishtinë, 16.03.2007
Ditorja “Infopress”, Prishtinë, 16.03.2007