line decor
Zgjedhjet Parlamentare të Kosovës 2007
line decor

 
 

 
 
Analiza dhe shkrime:
<< Mbrapa
Toka jonë, marrëveshja serbo – maqedone
/Ditorja “Epoka e re”, 1.03.2002, Prishtinë./
Shkruan: Ibrahim Shala – Analist politik


Zbardhja e marrëveshjes serbo - maqedone ( 23 shkurtit 2001) ka mbjellë shqetësim të dyfishtë tek popullata e Kosovës. Një se Kosovës pa të drejt po i shkëputën 2500 hektarë dhe po i bashkëngjiten Maqedonisë. Dy, se në mënyrë të ngutshme dhe të njëanshme OKB dhe selia e NATO e përshëndetën (njohën) këtë marrëveshje.
Serbia e nënshkroi këtë marrëveshje për nevoja të brendshme politike; se ja ne jemi ata që ende vendosim për territorin e Kosovës. Mesazh për shqiptarët e Kosovës se ata duhet ta kuptojnë se ajo është ende pronë e serbisë në kuadër të integritetit të saj. Maqedonisë ia bani këtë sherbim  për ta afruar   me Serbinë dhe aleatët e saj, në prag të Luftës Clirimtare të popullit shqiparë në Maqedoni. Maqedonia e mirëpriti këtë sherbim të shtetit serb, sepse ajo rritej me teritor të ri dhe fitonte peshë si shtet i porsaformuar dhe i pranuar nderkombëtarisht. OKB dhe NATO e pranuan këtë marrëveshje si akt të vullnetit të mirë dhe si shembull i marëdhënjeve të mira ndërfqinjësore (ndershtetërore) dhe mesazh për shqiptarët dhe aspiratat e tyre (pavarësia dhe shkeputja nga Serbia), se ata nuk mund ti bëjnë llogaritë lehtë për objektivat e tyre pa vullnetin e  faktorit nderkombëtarë.
Pasojat dhe efektet e kësaj marrëveshje në zhvillimet e mëvonshme politike në Kosovë dhe rajon sigurisht se do të jenë të shumë llojshme.

I.
Integriteti i Kosovës në bazë të rezolutës 1244, rrjedhimisht edhe në bazë të Kornizës kushtetuese është një dhe i pandashëm. Gjithashtu në menyrë të veqantë garantohet edhe tërsia teritoriale e komunave. Për këtë garantues dhe mbrojtës është administrata nderkombëtare (UNMIK) dhe forca ushtarake e OKB e quajtur KFOR. Në rastin konkretë ky garantim nuk funksionoi ashtu si është e shkruar në letër. UNMIK dhe KFOR nuk ndermorën asgjë për të përmbushur detyrën e tyre, ashtu sikur të ishte në pyetje teritori i shteteve tyre kombëtare. Sjellja si turist në tokë të huaj, si në tokë të pa zot, mos reagim i duhur konform detyrave të misionit është papergjegjësi e pafalshme. Një papergjegjësi e tillë në menyrë të pashmangshme do të ulë besimin e kosovarve në këto dy organizata nderkombëtare. Sigurisht se pozitën e KFOR dhe UNMIK në Kosovë e ka  veshtirësuar edhe më tepër, njohja e kësaj marrëveshje nga Sekretari i OKB Kofi Anan dhe selia e NATO. Në mungesë të ushtrisë kosovare me të drejtë  qytetarët e Kosovës kanë pasur bindjen se KFOR është ai që do ti mbrojë ata dhe Kosovën sepse fundja ky është misioni i tyre. Poqese faktori nderkombëtarë me kokëfortësi vazhdon të njoh këtë marrëveshje, ta minimizoj atë, kinse nuk po e kupton peshën problemit të krijuar, sigurisht se kjo pa fajin e kosovarve, jo vetëm që  do të ulë besimin, por edhe do të rritë disponimin anti UNMIK dhe anti  KFOR. Me rastin e njohjes së marrëveshjes sebo – maqedone në menyrë të pa shmangshme  po hyjmë në një  fazë të re të ridefinimit të marëdhanjeve të  Kosovës me  UNMIK dhe KFOR.

II.
Shqetësimet, mësimet dhe indikacionet për politikën kosovare nga marrëveshja  e permendur janë të ndryshme. Se mos është kjo vetëm një provë për të matur pulsin e kosovarve se si do të vepronin, me një marrëveshje (vendim) të njëanshëm me rastin e Mitrovicës apo pjesës më veriore të Kosovës. Apo këtë veprim duhet kuptuar si mesazh nga qendrat e vendosjes se megjithatë kufijt janë të ndryshueshëm në kuadër të ish federatës jugosllave dhe se do të pritet një ridefinim i ri i kufijve të saj. Apo mos është ky një proplem i shpikur nga qendrat e vendosjes, që të sherbejë si minë me sahat për konfliktet e mundshme në të ardhmen, në mes të shtetit të Kosovës dhe Maqedonisë, varësisht nga gjendja e sigurisë në këto shtete dhe rajon.

III.
Për Kosovën 2500 ha tokë nuk janë vetëm kaq, nuk e kanë vetëm peshën e tyre vetëm aq sa është siperfaqja reale e tokës. Kjo  kjo tokë ka rendësinë e veqantë për Kosovën. Ajo ka  simbolikë dhe porosi të madhe për klasën politike kosovare. Kjo praktikë e kusuritjes së të tjerve me tokën e Kosovës mund të shendrrohet në rregull edhe për rastet tjera dhe nuk dihet se kur mund të ndalet. Klasa politike e Kosovës sigurisht se nuk do ta ketë vetëm këtë sprovë, ajo do të ballafaqohet edhe me sfida tjera, prandaj është me rëndësi qensore përballimi me sukses i kësaj sprove.
Kur jemi në hapat fillestarë të venjes së themeleve të shtetësisë së Kosovës është rast i mirë që të bëhet instalimi i filozofisë shtetformuese dhe institucionale edhe në fushën e integritetit teritorial. Ata që duan të merren me politikë në menyrë profesionale dhe të kenë vende me pergjegjësi në administratë është rregull që para se të merren me këto veprimtari duhet tu përmbahen disa rregullave dhe principeve që nënkuptohen ose bëhen betime në menyre solemne. Në këto betime çdoherë njëra prej pikave kryesore, është edhe zotimi publik për ruajtjen e integritetit të tërsisë teritoriale të vendit (atdheut). Marrëveshja sebo – maqedone e bënë edhe më të domosdoshëm nevojën për  të deshmuar këtë betim në prag të forminimit të institucioneve (qeverisë, presidentit, parlamentit, ministrive, gjykatave etj). Politikanët dhe udhëheqësit duhet të reagojnë hapur dhe të dalin në mbrojtje të tersisë teritoriale të Kosovës. Ata nuk guxojnë të hezitojnë dhe të sillen si opurtunë duke e kaluar në heshtje këtë çështje.
Prandaj detyrë e randësishme e parlamentit të Kosovës në një nga  seancat e tij të  merr  vendim për mosnjohjen e kësaj marrëveshje dhe pjesën e teritorit të caktuar që i është dhënë Maqedonisë të shpallet tokë e okupuar. Nga kjo të jepet porosia e qartë se të gjitha marrëveshjet nga çfardo instance që bëhen, qoftë  edhe nga  ato nderkombëtare, pa praninë e palës kosovare për Kosovën dhe qeverinë e saj nuk janë të plotfuqishme dhe  obligative.
Është koha që vetëdija e veprimit dhe reagimit kombëtar, institucional dhe shtetëror, ti paraprijë krijimit dhe funksionimit të organeve shtetërore.

Ditorja “Epoka e re”  1.03.2002, Prishtinë

 
<<< Analiza dhe shkrime
 
 
 

Ibrahim Shala